Bradley Cooper dhe Lady Gaga kanë mohuar se janë më shumë se “miq të mirë”, por Irina Shayk dyshon se nuk është kështu.
Supermodelja 33-vjeçare i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me Cooper dhe disa media raportojnë se ata kanë qëndruar bashkë vetëm për hir të vajzës së tyre Lea De Seine.
“Radar Online” ka deklaruar se ndarja mund të jetë krejtësisht për faj të Gaga-s dhe se Shayk ishte e pakënaqur nga mënyra se si Cooper ndërvepronte me të.
Shayk dyshonte se Cooper kishte një lidhje me këngëtaren.
Një burim i tha “Radar Online”: “Marrëdhënia e Bradley-t me nënën e foshnjës së tij, Irina, filloi të ketë probleme kur ai filloi të xhironte me Gaga-n dhe ajo e akuzoi atë shumë herë se e tradhëtonte me kolegen. Që atëherë, Irina nuk ka qenë në gjendje t’i besonte Bradley-t për të gjitha.”
Burimi për gazetën thotë se Shayk dhe Cooper ziheshin sa herë që ishin bashkë dhe se marrëdhënia e tyre “ishte një rrëmujë”.
Shayk thuhet se ndihej e “kërcënuar” nga marrëdhëniet profesionale të Cooper-it me Gaga-n dhe shpesh mendonte se ata po bënin më shumë sesa thjesht punë.
Performanca e këngës “Shallow” në ndarjen e çmimeve “Oscar” nuk e ndihmoi pasigurinë e Shayk, pavarësisht Cooper dhe Gaga këmbëngulën se thjesht po luanin rolin.