Vendosni fjalën kyçe....

Jackie Chan i kthehet muzikës, në Tajvan për të promovuar albumin e ri


Legjenda e filmave Jackie Chan  i është rikthyer këngës. Jackie Chan ka qenë i zënë duke promovuar albumin e tij të ri, saqë nuk ka pasur kohë të vërë re protestat masive në qytetin e tij. Ai promovoi albumin e tij të ri “I Am Jackie Chan”, albumin e tij të parë në 16 vjet, me një performancë live në Tajvan.

Albumi përmban këngë që i kushton familjes, miqve dhe anëtarëve të ekipit të Jackie Chan, Stunt Team.

“Ky album përmban këngë që praktikisht, janë rrefime të jetës sime. Janë këngë për njerëzit që kam dashur, për ata që janë larguar dhe që s’do ti shoh më kurrë, këngë të kushtuara tim biri e ndonjë gabimi të tij, këngë që i tregojnë atij se nuk duhet të dorëzohet. Unë i këndoj gjithashtu edhe gruas sime, babait e nënës, fansave të mi, miqve, paqes dhe dashurisë universale,”-tha Jakie Chan.

Aktori, i cili është i njohur për rolet në filma, tha se ishte shumë i emocionuar të këndonte disa këngë nga albumi.

Por për shkak të protestave masive në Hong Kong, aktori dhe këngëtari është kritikuar pasi nuk i ka ndjekur.

“Kam marrë vesh vetëm dje se bëhej një marshim i madh në Hong Kong. Unë nuk di asgjë për këtë”, tha ai.

Chan është kritikuar prej kohësh në Hong Kong për pikëpamjet e tij pro-Pekinit. Aktori nuk ka ngurruar kurrë të lavdërojë Kinën dhe muajin e kaluar, u bashkua për të kënduar himnin kombëtar kinez në një video.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *