Jennifer Aniston thotë se Brad Pitt bëri disa zgjedhje ‘jashtëzakonisht të pandjeshme’ pas ndarjes së tyre në 2005-ën.
Aktorja beson se ish-bashkëshorti mund të kishte marrë vendime më të mira për imazhin e tij publik me Angelina Jolie pas ndarjes.
Duke folur për “Vanity Fair” Aniston u shpreh se ishte lënduar nga publikimi i fotove të Brad dhe Angelina-s që sipas saj ishin “ekstremisht të pakëndshme”.
Në këto foto të publikuara në revistën W menjëherë pas ndarjes me Aniston, Brad dhe Angelina portretizoheshin si çifti i përsosur.
Jennifer tha për historinë prej 60 faqesh: “Nuk mund të them se ishte një nga momentet më të mira të vitit për mua. Kush do të përballej me këtë do të thoshte:”A nuk është e ëmbël! Duket qejf! Por këto ndodhin”.
“Ti bën shaka dhe thua:” Ajo që s’të vret, të bën më të fortë “.
Duke folur se përse Brad do të binte dakord për një shfaqje të tillë, Jennifer Aniston tha: “Ju doni ta shkundni dhe ti thoni: Llogaritja jote për kohën ta shpif!
Ai ka bërë disa zgjedhje që kanë qenë jashtëzakonisht të pandjeshme.”
Pitt madje ruajti të drejtat ndërkombëtare për fotot, duke u siguruar që ai të përfitonte nga publikimi i këtyre fotografive.
“Ai bën zgjedhjet e tij. Ai mund të bëjë çfarë të dojë, ne jemi të divorcuar dhe ju mund ta shihni se pse”.
Megjithatë Jennifer beson se Brad nuk është “i keq” dhe mendon se ai as nuk e ka çuar ndërmend se sa do e lëndonte veprimi i tij.
“Unë mund ta imagjinoj se Brad nuk ka absolutisht asnjë ide se pse njerëzit mund të tronditen nga kjo.
Bradi nuk është keqdashës, ai kurrë nuk do të përpiqej me qëllim të ma përplaste diçka në fytyrë”, tha Jennifer.
“Unë e njoh Brad, ai do të thoshte:” Kjo është art!. Ka një çip ndjeshmërie që i mungon “, shtoi aktorja.