Një 29-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të kryer shtatë vite më parë, në 4 tetor 2012 në Shqipëri u kap nga policia greke e Evrotas, që argumentoi se 29-vjeçari i arratisur ndodhej në Greqi i fshehur në Spartë në shkelje të ligjit të emigracionit.
29-vjeçari akuzohet për një vrasje me paramendim të kryer në Shqipëri.
Për rrjedhojë 29-vjeçari u arrestua dhe dokumentacioni në ngarkim të tij është referuar në prokurorinë e Apelit në Nafplion, e cila është duke u shqyrtuar nëse do të udhëzojë për ekstradimin e tij në Shqipëri në bazë të dokumentit të proceseve ndërkombëtare, ose do të urdhërojë për kryerjen e dënimin të tij nga gjykatat greke.