Vendosni fjalën kyçe....

Mariah Carey i nxjerrin videon: Në lidhje me balerinin, para se të ndahej nga i fejuari miliarderi


Këngëtares Mariah Carey i ka dalë një video ku shihet duke vallëzuar në mënyrë provokative me balerinin Bryant Tanaka, të cilit i ulet dhe në prehër, ndërkohë që ishte e fejuar me James Packer.

Videoja është xhiruar brenda Hotel D’Angleterre në Kopenhagen, Danimarkë, në mars të vitit 2016, ku këngëtarja ndodhej për një koncert.

Në videon e publikuar nga Daily Mail, Carey shihet duke i grisur këmishën balerinit dhe i ulet në prehër, më shumë se gjashtë muaj para se të ndahej nga i fejuari James Packer.

Kur u xhirua video, Carey ishte ende e angazhuar me miliarderin Packer. Pronari i kazinove i kishte propozuar asaj në janar të 2016-ës me një unazë diamanti prej 10 milion dollarësh pas më pak se gjashtë muaj takimesh.

Marrëdhënia u prish përfundimisht në tetor të vitit 2016 dhe miliarderi tani ka gjetur një tjetër partnere, ashtu sikurse dhe këngëtarja është lidhur pikërisht me balerinin që shihet në video.

Videoja e publikuar sugjeron se mes këngëtares dhe balerinit kishte diçka, ndërkohë që ajo ishte e fejuar.

Një burim i tha “DailyMailTV”: ‘Ata ishin qartë më shumë se thjesht miq edhe atëherë. Ajo ishte aq flirtuaese dhe ishte aq e qartë se diçka po ndodhte. James do të kishte vdekur nëse do të kishte qenë atje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *