Vendosni fjalën kyçe....

Meta jep sinjalin e parë për shpërndarjen e parlamentit


Presidenti Ilir Meta jep sinjalin e parë për shpërndarjen e Parlamentit.

Nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të KQZ, Meta ka kërkuar informacion për numrin e deputetëve të Paralamentit.

Kërkesa vjen pas daljes nga parlamenti të opozitës së bashkuar dhe procesit të zëvendësimit me deputetë nga listat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Meta ka kërkuar vënien në dispozicion të listës me deputetët aktualë të Kuvendit.

Presidenti i Republikës, kërkon nga ana juaj dhënien e një informacioni dhe të dhëna të sakta për sa më poshtë:

– Cili është numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në shkallë vendi?

– Vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt, si dhe listën emërore të deputetëve aktualë në shkallë vendi”-thuhet në letrën e Presidentit drejtuar KQZ-së.

Aktualisht, Parlamentit i mungojnë 18 deputetë pas shterimit të listave të opozitës për plotësimin e vendeve vakante./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *