Policia ka dhënë detaje nga operacioni i zhvilluar në Elbasan ku janë arrestuar 8 persona dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.
Operacioni është kryer nga reparti i RENEA-s, ku kontrollet janë kryer në lokalin e Çapjave dhe në tregun e Çeleve.
Të arrestuarit janë punonjës të administratës dhe janë ndaluar për shpërdorimin e detyrës.