Dhjetëra qytetarë janë mbledhur rreth 300 metra larg sheshit qendror të Patosit ku do të zhvillohet takimi i kryeministrit Rama me elektoratin e majtë.
Me vuvuzela në duar dhe pankarta “Rama ik” ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Të pranishëm janë edhe ish-deputetët Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që vihet re një numër i madh efektivësh të policisë.