Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Mallakastra: Zgjedhjet më 30 qershor do bëhen, ndryshe jemi në rrugë pa krye


Kryeministri Rama ka deklaruar nga Mallakastra se opozita nuk e ka hallin me zgjedhjet por me negociatat dhe me reformën në drejtësi.

Ai ka sulmuar presidenti Meta duke e ironizuar si shpëtimtarin e opozitës.

“Nuk e kanë hallin me zgjedhjet, por edhe me negociatat. Me negociatat hapen dhe kapitujt e drejtësisë. Protestat e opozitës, me popull imagjinar. Me PS, në rrugën e pandalshme për një vend të denjë. Me daljen e Metës si shpëtimtar u zbulua plani i tyre. Argumentet e Metës, si të Monikës kur sheh filxhan. Nëse do shtynim zgjedhjet, do futeshim në rrugë pa krye.” – tha Rama.

Rama tha se Berisha, Meta, Basha e Kryemadhi kërkojnë ta bëjnë vendin çorap por nuk do ia dalin.

“Aq sa arriti ai personazhi i të ndjerit Albert Vërria të prishte koncertin me çingijet e tij, aq do arrijë Luli me Ilirin, Saliu me fallxhoren të prishin 30 qershorin. Iliri e kujton kushtetutën filxhan. Ajo tjetra i thotë jepi se më ka dalë një ‘3’ përmbys. I thotë jepi se është edhe një ‘p’, dmth populli të do.

Nëse Ilirit i dridhet zemra për popullin e ka të thjeshtë boll t’i thotë Monikës qetësohu, shiko filxhan, lutu zotit siç e ke zakon përditë të shpëtojë Shqipërinë por pa britma dhe Lulit. Dhe kaq mbaron 97, nuk ka 97 këtu, ka 4 njerëz që duan ta bëjnë Shqipërinë çorap.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *