Templates by BIGtheme NET

Salvini vizitë në SHBA, diskutime për emigracionin me zv.presidentin amerikan

Emigrimi dhe lufta kundër terrozimit, situata politike në Libi, Iran, Venezuela,  do të jetë në qendër të bisedimeve mes ministrit të Brendshëm të Italisë, Salvini dhe zv.presidentit amerikan, Pence, në vizitën që kreu i Lega-s do zhvillojë në SHBA.

Duke folur përpara takimit të tyre të së hënës, politikani italian anti-emigracion tha për ‘CNN’ se ai e ka “ndjekur nga afër” qasjen amerikane kundër emigrimit të paligjshëm “, por shtoi se ndarja e fëmijëve nga prindërit e tyre një pikë që Italia nuk do e zbatojë.

“Ne përpiqemi sa më shumë që të mos ndajmë familje, fëmijët me ligj nuk mund të largohen nga vendi. Jam i kënaqur me mënyrën si kemi arritur të zgjidhim çështjen e emigracionit në Itali,” tha Salvini, i cili është gjithashtu zëvendëskryeministër i Italisë, gjatë intervistës.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto