Templates by BIGtheme NET

Të ndaluarit për grabitjen e Rinasit kërkojnë ballafaqim me “dëshmitarin”, Krimet e Rënda s’e pranojnë

Krimet e Rënda kanë rrëzuar kërkesën e dy të arrestuarve për grabitjen e Rinasit, të cilët kërkonin ballafaqim me Alkond Bengasin, i cili ka marrë statusin e dëshmitarit dhe mbi bazën e deklaratave të tij janë ndaluar deri tani dy persona.

Ata kërkuan gjithashtu që dëshmia e Bengasit të mos merrej për bazë në çështjen e tyre.

Seanca ndaj gjashtë të akuzuarve për grabitjen e Rinasit, Oltion Veselit, Elton Piklit, Alkond Bengasit, Ragip Hajdinit, Renaldo Sulajt dhe Saimir Çelës u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Ata akuzohen për grabitjen e 9 prillit në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit ku u grabitën disa milionë euro ndërsa deri tani për këtë janë ndaluar Ragip Hajdini e Oltion Veseli.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto