Në kafen me socialistët sot në njësinë nr.11 në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se nuk ishte në dijeni se kreu i PD-së Lulzim Basha është marrë si i pandehur për çështjen e lobimit në SHBA.
Lajmin Rama e mori vesh nga Ulsi Manja, ose më saktë u orkestrua sikur e mori vesh aty. Sepse i pari që e hapi muhabetin ishte vetë Rama duke komentuar deklaratat e Bashës pas thirrjes së Prokurorisë ku e krahasonte me Putinin. Përsa kohë ka lexuar reagimin e Bashës, atëhere e di edhe se është marrë si i pandehur. Po edhe fjalën “i pandehur” e përmendi vetë Rama i pari.
Pas këtij inskenimi të qartë mes Manjës dhe Ramës, socialistët qanë hall me njëri-tjetrin se nëse do e kishin bërë ata një veprim të tillë, do ishin “ekzekutuar” fare.
Kryeministri e akuzoi Bashën për pastrim parash.
BISEDA:
Rama: Ishte ngrit e tha “Putini, më mori Putini të pandehur”.
Manja: Më e bukura ishte se më përmendi dhe mua e unë thashë, si mund t’i besoni atij, ai =shtë marrë i pandehur, unë jam dëshmitar. Ai është marrë i pandehur edhe fflet për ne.
Rama: Është marrë i pandehur tani?
Manja: Për këtë financimin e fushatës
Rama: Për ça është akuza, se kam parë se isha…
Manja: Ishte nis për falsifikim formulari, por mesa duket në njoftim e pashë se ishte për pastrim parash.
Rama: Ai është pastrim i pastër parash, minimumi. Imagjino ta kishim ne, se çfarë kush e di se ku do ishim.
Veliaj: Do ishim ekzekutuar…
Rama: Më kishte shkruar njëri në Facebook “Luli ekperiment i Rusisë, për të parë deri në çfarë pike mund të duroj mileti pa u çmend”.
Manja: Është e qëllimshme, nuk i kanë raportuar
Rama: Nuk është punë raportimi, por duhet të tregojnë nga i kanë nxjerrë.
Manja: S’ka burimin e parave
Rama: Gaboi keq shumë, që pas marrëveshjes se e komleksuan ata. E vetmja që prej lideri që ka bërë, ka qenë marrëveshja./Hashtag.al