Pas arrestimit nga forcat “RENEA” të gazetares Suela Musta, njëkohësisht anëtare e Autoritetit të Mediave Audiovizive, reagon themeluesja e “Open Data”, Aranita Brahaj.
“Ata që arrestuan baballarët arrestojnë sot bijat. Pa masë sigurie në gjykatë, në 6 të mëngjesit me bujë dhe trokitje të rënda në derën e pallatit. Pa i dhënë kohë të japë shpjegime të marrë avokat. Si arrestime juntash më duken këto njoftimet e policisë me arrestime të anëtarëve të AMA-s.”, shkruan gazetarja Brahaj.
Dhe me të drejtë, Brahaj bën pyetjen që do bënte kushdo kur shikon përdorimin e dy standardeve, ndryshe për ministrat socialistë që janë në hetim për trafik ndërkombëtar droge, e ndryshe për gazetarët.
“Ej Policia e Shtetit a arrestove kështu ndonjë nga ministrat e tu me skaf ?!!!!!”, pyet gazetarja.
Musta u arrestua këtë të premte nga policia me akuzën e korrupsionit.
Muaj më parë, Saimir Tahiri, siç e tregon edhe video më poshtë jo vetëm që nuk u arrestua nga forcat “RENEA” por në shoqërim i dërguan një efektive femër, gjatë shoqërimit në gjykatë kur apeloi masën e sigurisë. Efektivja e përgëzonte, ndryshe nga terrori mëngjesor i RENEA-s ndaj gazetares.