Vendosni fjalën kyçe....

Trafikonin klandestinë, shkon në 10 numri i të arrestuarve në Elbasan


Dy persona të tjerë kanë rënë nën prangat e policisë së Elbasanit, pasi bënin pjesë në grupin kriminal që trafikote klandestinë nga vendet e treta për në Europë.

Vetëm një ditë më parë u arrestuan 8 shtetas si pjesë e një grupi kriminal kontrabandimi nga vendet e treta, kryesisht shtetas sirianë. Dy të tjerët që ishin shpallur në kërkim u kapën sot duke e çuar në 10 numrin e të arrestuarve.

Detajet e policisë:

Vijon  operacioni i koduar “TRANZIT”.

Shkon në 10 numri i personave të arrestuar dhe të ndaluar, që vepronin si grup kriminal  në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.

Në vijim të operacionit janë kapur dhe ndaluar shtetasit :

M.K., 32 vjeç, dhe  M.K., 56 vjeç të dy banues në Tiranë , për veprën penale ”Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në formën e kontrabandimit të njerëzve”, kryer në bashkëpunim

Më herët gjatë operacionit të ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me  Drejtorinë  e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan janë arrestuar e ndaluar edhe 8 persona, ndërmjet tyre dhe kreu i grupit një shtetas turk.

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin  e shtetasve të huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Malit të Zi. Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *