Vendosni fjalën kyçe....

Vrau 51 njerëz dhe e gjithë bota e pa live, Brenton Tarrant nuk pranon fajin për asnjë akuzë


I dyshuari kryesor në sulmet e Christchurch në mars, ka deklaruar se është jo fajtor për të gjitha akuzat.

Siç shkruan “BBC“, Brenton Tarrant akuzohet për vrasjen e 51 njerëzve, ndaj tij ka 40 akuza për vrasje në tentativë dhe një akuzë për terrorizëm për ngjarjen tragjikë që ndodhi në Zelandën e Re më 15 mars.

28-vjeçari nuk u paraqit fizikisht në sallën e gjyqit por përmes një videoje. Ai nuk tha asnjë fjalë, përveçse kur konfirmoi se dëgjonte gjykatësin.

Ai vetëm shikonte drejt kameras e herë herës ngërdheshej. Kur avokati i tij lexoi pjesën ku deklarohej ‘jo fajtorë’, ai qeshi dhe në një moment, i shkeli syrin kameras.

Kjo është hera e parë që bëhet një akuzë për terrorizëm në Zelandën e Re.

Gjykatësja e Lartë e Drejtësisë ,Cameron Mander tha se gjykimi për rastin ishte caktuar më 4 maj të vitit të ardhshëm dhe se Tarrant do të kthehej në paraburgim deri në një shqyrtim të rastit në 16 gusht.

Në paraqitjen e tij të fundit para gjykatës në prill, ai u urdhërua t’i nënshtrohej vlerësimeve të shëndetit mendor për të përcaktuar nëse ai ishte i aftë për t’u gjykuar.

Në mars, Tarrant sulmoi dy xhami në këtë vend të Zelandës së Re, duke lënë të vdekur 51 persona. Por ajo që e bën akoma më të rëndë ngjarjen, është se e transmeto gjithçka live në “Facebook”. 17 minuta xhirimeve nga ngjarja u panë nga miliona njerëz derisa “Facebook” u detyrua të hiqte videon.

Xhamia Al Noor, një nga xhamitë ku ndodhi sulmi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *