Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë jep dorëheqjen


Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, do të largohet nga detyra e saj.

Lajmin e ka dhënë vetë presidenti amerikan Donald Trump. Ai shkroi në “Twitter” se Sanders do të largohet në fund të muajit nga detyra, pasi do të kthehet në shtetin e saj në Arkansas.

Më pas të dy sëbashku dolën në një konferencë për mediat.

Sanders tha se roli i saj si zëdhënëse kishte qenë “nderi i një jete të tërë”.

Presidenti Trump e vlerësoi Sanders duke thënë: “Ajo është një person shumë i veçantë me talent të jashtëzakonshëm, që ka bërë një punë të mrekullueshme”.

36 vjeçarja ka qenë mbrojtëse besnike e politikave të presidentit Trump. Ajo përmendet shumë për deklaratën e saj se “Zoti donte që Trump të bëhej president”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë ka luajtur të rëndësishëm në mbrojtjen e figurës së Trump, duke u bërë partizane e shmangies së lajmeve të rreme.

Ajo kishte një marrëdhënie të vështirë me mediat dhe ka mbajtur më pak konferenca për mediat se çdo zëdhënës tjetër i Shtëpisë së Bardhë, duke lënë Trump të ishte komunikuesi kryesor.

“Ajo është një luftëtare, të gjithë jemi luftëtarë, ne duhet të jemi luftëtarë.”, shtoi presidenti Trump për zëdhënësen Sanders.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *