Vendosni fjalën kyçe....

Aktorja e njohur italiane rrezikon burgun, zbuloni arsyen e çuditshme


Një gjykatë italiane i ka thënë aktores Ornella Muti se mund të shkojë në burg nëse nuk paguan dëmshpërblim, pasi u dënua për falsifikim të shënimit të mjekut, në mënyrë që ajo të merrte pjesë në një darkë bamirëse së bashku me Vladimir Putinin.

Muti duhej të performonte në skenë për tre netë në dhjetor 2010, por deklaroi se ishte e sëmurë dhe fluturoi në Shën Petersburg për të marrë pjesë në një aktivitet bamirësie, ku përfshiheshin edhe aktori Kevin Costner si dhe presidenti rus.

Sipas pretendimes së aktores thuhej se ajo vuante nga inflamcioni akut i toraksit, me ethe, kollë dhe zë të ngjirur. Mjeku i dha Mutit 5 ditë pushim dhe e ndaloi aktoren të përdorte zërin e saj.

Gjykata e Lartë e Kasacionit të Italisë tani ka mbështetur një vendim të vitit 2017 që dënon 64-vjeçaren për tentativë mashtrimi.

Vendimi konfirmon gjobën që duhet të paguajë aktorja prej 500 eurosh dhe se ajo do të duhet të paguajë teatrin Verdi në Pordenone 30 mijë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *