Vendosni fjalën kyçe....

Berisha dhe Lleshaj në sherr për truprojat e Ramës: Pse e publikova mesazhin


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Brendshme, e cila përgënjeshtroi lajmin se një truprojë i kryeministrit Edi Rama kishte humbur jetën pas një incidenti në Librazhd.

Berisha thotë se i vjen mirë që nuk ka humbur njeri jetën, por i qëndron idesë së truprijat janë lënduar. Berisha thotë se lajmi ka dy ditë që qarkullon në media dhe ministri Lleshaj e policia nuk duhej të heshtnin për këtë gjë.

“Reagim!

lidhur me nje deklerate te Gjeneral Kanabisit dhe Narkodrejtorit Geron Balili, sqaroj sa vijon:

Lajmi per aksidentimin dhe plagosjen e badiguardeve te Edvin Kristaq Krimit ka mbi 48 ore qe qarkullon ne mediat e shumta dhe rrjetet siciale. Ndaj ketij lajmi Vasal Kimiku dhe Geron Velia, qe mbushin cdo dite ekranet dhe valet televizive me shpifje ndaj opozites, nuk thane asnje fjale, asnje pergenjeshtrim.

Pikerisht per shkak te kesaj heshtje akuzuese publikova mesazhin e qytetarit dixhital me kerkesen drejtuar gazetareve qe te ndermarrin ndonje hetim per verifikimin e lajmit te kobshem.

Duke shprehur kenaqesine qe nuk ka jete te humbura, denoj me ashpersine me te madhe heshtjen dy ditore ndaj lajmeve te mediave nga gjeneral Kanabisi dhe narkodrejtori Geron Balili .

Une gjithashtu denoj ashpersisht perdorimin çnjerezor te badiguardeve njelloj si diktatori Kim Il Jung nga Edvin Kristaq Krimi! Sb”, shkruan Berisha.

Ministria e Brendshme reagoi më herët, duke thënë se asnjë nga truprojat e kryeministrit nuk ishte lënduar në Librazhd, duke dënuar desinformimin që i ishte bërë publikut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *