Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Korçës, ku zhvilloi takimin elektoral të radhës.
Dhjetëra protestues dolën në aksin rrugor që lidh Korçën me Bilishtin, me qëllim për të penguar kalimin e eskortës së kryeministrit.
Në momentin e kalimit të eskortës së kryeministrit Rama, protestuesit kanë qëlluar me bidona uji, shishe e gurë, në drejtim të makinave. Në vend ishin të pranishëm edhe forca të shumta të policisë si dhe FSHN, duke bërë të mundur edhe frenimin e protestuesve.