Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
Mësohet se një automjet me të cilin udhëtonin tre persona ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.
Viktima është identifikuar si Ndue Gjokaj ndërsa emrat e të plagosurve nuk dihen ende. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave e shkaqeve të aksidentit.