Vendosni fjalën kyçe....

Britney Spears merr mbrojtje ligjore nga ish-menaxheri i saj


Britney Spears ka marrë një urdhër mbrojtës pesë vjeçar kundër ish-menaxherit të saj, Sam Lutfi.

Siç shkruan “Mirror“, Lutfi i cili ka menaxhuar Britney-n në fillimet e karrierës së saj, është ndaluar të kontaktojë këngëtaren ose familjen e saj dhe duhet të qëndrojë të paktën 200 metra larg.

Gjykatësja e Gjykatës së Lartë të Los Anxhelos, Brenda Penny lëshoi ​​urdhrin pas dëshmisë së babait të Britney, Jamie Spears, i cili pretendon se Lutfi kishte qenë një “grabitqar” në familjen e tyre për më shumë se një dekadë.

Spears shtoi se Lutfi kishte rifilluar kohët e fundit ngacmimet e tij dhe ishte “përpjekur të nxiste fansat” të cilët protestuan me thirrjet “Lironi Britney-n”, për shkak të kujdestarisë së babit të saj.

Spears, i cili ka qenë kujdestar i çështjeve të vajzës së tij që nga viti 2011, pranoi se ai dhe Britney nuk kishin marrëdhënien më të mirë.

Por ai ishte i shqetësuar për veprimet e Lutfit, duke thënë: “Unë u shqetësova se ai po përpiqej të hiqte kujdestarinë.

“Isha shumë i zemëruar dhe u shqetësova se po ktheheshim në vitin 2008.“, tha Spears duke kujtuar momentet më të këqija të së bijës.

Këngëtarja kërkoi urdhër mbrojtës nga menaxheri i saj, duke e akuzuar se e kishte kërcënuar atë dhe familjen e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *