Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi: Përplasje armësh mes policisë dhe deputetit Rrahman Rraja, iu gjet parcela me 3000 rrënjë kanabis


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e radhës paraditen e sotme. Sipas tij, ka patur një përplasje me armë mes deputetit Rrahman Rraja e vëllezërve të tij në fshatin Nikël të Fushë Krujës dhe efektivëve të policisë, që u kishte zbuluar parcelën me 3 mijë rrënjë kanabisi.

Në denoncimin e qytetarit thuhet se në fund të aksionit të policisë të martën, u arrestua vetëm një djalë i ri i cili ishte thjesht punëtor.

Sipas denoncimit, në rrethin e Krujës veprojnë 8 grupe kriminale me në krye Ilir Bushin, Betim Rryçin, Fatmir Dumën dhe nuk harron pa përmendur dhe kryebashkiakun Artur Bushi.

“Familja e narko deputetit Rraja me 3000 rrenje Hashashi ne Nikel!

Deputeti dhe i vellai perplasje me arme me policine! sb

Mirembrema z Berisha denoncim per narkoshtetin nga nje polic qarkullimi . te marten ne mengjes ne Nikel u be nje aksion i policise dhe i fnsh dhe ne seren me pronar shtetasi Artur rrenja dhene me qera e me kontrat qiraje shterasit Hasan rraja vellaj i deputetit Rrahman rraja e drejtorit te postes Xhelal rraja u gjeten 3000 dege rrenje kanabisi ne fazen e korrjes e policia arrestoj vetem nje djal gerald rraja si punetor e u pren 100 rrenje kanabis se pati debate te ashpra mes xhelal e flamur e deputetit rrahman rraja me policin deri ne perdorim armesh.

forcat e policise u pren ne bese nga drejtuesit e operacionit me urdher nga tirana. z Berisha dt 15 sipas ministrit lleshi eshte dt e fundit per ckabinizimin e vendit. po ne Zonat brret mbas fabrikes titan ne thuman mafshes. mali i kuq mali i skenderbeut cudhi kam e cudhi zall jane 30 mije bime ne sera e ne ara. ku veprojn 8 grupe dhe pronaret jan ilir bushi. betim rryci. fatmir. durma. et dhe pronar me pushtet z Artur bushi. per vertetesi. droni te ngrihet e punetoret po vadisin e prashisin e po bejn stanet per tharje.”, thuhet në denoncimin e publikuar nga Berisha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *