Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi te Berisha: Ndërron jetë truproja i Ramës, tjetri në gjendje të rëndë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim, sipas të cilit ka ndërruar jetë një nga truprojat e kryeministrit Edi Rama.

Në denoncimin e qytetarit, thuhet se në një aksident të eskortës së Ramës në qytetin e Librazhdit, ka humbur jetën njëri nga truprojat, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

“Akuzohet narkopolicia se fsheh pasojat e renda te aksidentit te Edvinit ne Librazhd.

Thuhet se njeri nga badiguardet e tij ka ndrruar jete dhe tjetri eshte ne gjendje te rende.

Iu bej thirrje mediave te hetojne kete çeshtje.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje doktorr Po qarkullojne lajme
Qe mund te kete vdekur njeri nga 2 bodygarden qe shtypi eskorta rames Tjeteri eshte ne gjendje te rende por policia dhe garda heshtin sikur nuk ka ndodhur gje”, thuhet në denoncimin e Berishës.

Kryeministri Rama ditën e enjte shoqërohej nga dhjetra makina të gardës dhe policisë kur kaloi në Librazhd. Eskorta e Ramës ka devijuar rrugën për të shmangur një përplasje me protestuesit.

Policia ka arrestuar 7 protestues lidhur me ngjarjen, mes të cilëve kreun e degës së PD, Bujar Vreto dhe ish-deputetin Aurel Bylykbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *