Ndalohen të kalojnë pikën kufitare të Morinës në Kukës, disa autobusë të Shqipërisë. Mësohet se vendimi për ndalimin e autobusëve nga Shqipëria, është marrë nga Ministria e Transportit të Kosovës.
Ky urdhër ndalimi është marrë 10 ditë më parë dhe sot po aplikohet me pretendimin se autobusët nuk kanë përmbushur detyrimet e parashikuara në kontratë.
Autobusët po mbahen të bllokuar në pikën kufitare të Morinës që në orët e para të mëngjesit.
Dhjetëra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar prej disa orësh në diell, mes tyre edhe fëmijë.
Rifat Hajdinaj, kryetar i shoqatës së transportit publik të linjave Bajaram curri-Kosovë-Tiranë tha në një prononcim për “FaxNews” se nuk janë lajmëruar për këtë urdhër, ndërsa iu bën apel dy qeverive për zgjidhen e situatës.
“Që prej 2010-tës nuk kemi patur probleme gjatë levizjes për në Kosovë”, shprehet Hajdini.
“Kërkojmë të na lejojnë të kalojmë, në të kundërt do bllokojmë rrugën. Nuk kemi patur asnjëherë penalitete për kushtet teknike. Kërkojmë të zbatohet marrëveshja mes dy vendeve”, u shpreh një prej shoferëve të autobuzëve.
Sipas autoriteteve të Kosovës, autobusët nuk kanë kushtet e duhura teknike.