Gjykata e Vlorës ka lënë në burg tre autorët e dyshuar për vrasjen e kreut të Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka.
Të arrestuarit janë: 19-vjeçari, Arif Bejtja që mbeti i plagosur gjatë sherrit me armë, Namik Bejtja 30-vjeç dhe Jaçe Bejtja 22-vjeç.
Administratori Gjoka u vra pasditen e 11 qershorit, kur sapo kishte dalë nga shtëpia për të inspektuar rrugën ku po kryeshin dhe punimet.
Ai u qëllua me armë në gjoks dhe ndërroi jetë në spitalin e Vlorës. E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në fshatin Petë të Selenicës. Në konfliktin me armë midis disa personave mbeti i plagosur dhe një 19-vjeçar, Arif Bejtja.
Tre personat e dyshuar kanë lidhje gjaku me Argjil Gjokën. Lidhur mke ngjarjen është shpallur në kërkim edhe një 32 vjeçar tjetër, M.P (B) banues në Vlorë.
Kujtojmë se në nëntor të 2018-ës, është vrarë me armë ish-kreu i njësisë Administrative Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo. Për ngjarjen në atë kohë u arrestua 44-vjeçari Admir Delaj nga fshati Gumenicë.