Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër i shoqëruar për grabitjen në Rinas


Shoqërohet nga policia një tjetër person i dyshuar lidhur me grabitjen e ndodhur në Rinas. I dyshuari po merret në pyetje nga policia.

Ai dyshohet se ka ndihmuar autorët brenda aeroportit, duke i njoftuar për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjet.

Nuk dihet se cili është identiteti i personit të shoqëruar, pasi policia ende nuk ka dhënë detaje.

Kujtojmë se grabitja e Rinasit ndodhi më 9 prill, ku disa persona të armatosur u futën në pistën e aeroportit dhe morën nga avioni i linjës Tiranë-Vjenë i Austrian Airlines disa milionë euro, që më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për 6 milionë euro.

Një nga grabitësit, Admir Murataj, humbi jetën gjatë grabitjes. Deri tani janë  arrestuar 6 persona për grabitjen e thasëve me miliona euro. Të arrestuarit janë Oltion Veseli, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Ragip Hajdini, Renaldo Sulaj dhe Saimir Çela. 

Vijon…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *