Qytetarë nga Devolli të mbledhur në rrugën nacionale Korçë- Kapshticë në afërsi të fshatit Cangonj tentojnë të bllokojnë rrugën e Kryeministrit Rama i cili do jetë në Devoll për takim elektoral.
Mes baorëve të mbledhur ka pasur edhe një përplasje me policinë pasi ata kërkojnë lirimin e aksit.
Mes banorëe ndodhen edhe ish-deputetët Ervin Salianji dhe Endrid Braimallri të shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë Bledion Nallbati.
Banorët kanë kërkuar të mos provokohen nga forcat e policisë, të cilat kanë sjellë edhe shtyrje mes tyre.