Vendosni fjalën kyçe....

“Reuters” bën parashikimin e hidhur për Ramën: Në shtator hapen negociatat vetëm për Maqedoninë e Veriut


Agjencia e lajmeve “Reuters” i jep goditjen e radhës qeverisë së Edi Ramës, vetëm tre ditë para vendimit final të Këshillit të Europës për negociatat me vendin tonë.

Siç thuhet në artikullin e “Reuters“, gjasat janë shumë të pakta për hapjen e negociatave për Shqipërinë. E kundërta ndodh me Maqedoninë e Veriut.

“Maqedonia e Veriut ka gjasa të fitojë mbështetjen e Bashkimit Evropian për të filluar negociatat e anëtarësimit më vonë këtë vit, thonë diplomatët, por fqinji i saj ballkanik Shqipëria përballet me opozitën në Francë, Gjermani dhe Hollandë.”, nis artikulli.

Më tej në shkrim thuhet: “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kishin shpresuar që ministrat e Evropës do t’i jepnin përparim bisedimeve të anëtarësimit në një takim të martën e ardhshme në Luksemburg.

Kjo do të kishte hapur rrugën për aprovim nga udhëheqësit e BE në një samit në Bruksel më 20-21 qershor.

Por asnjërit prej vendeve nuk do t’i jepet dritë jeshile atëherë, thanë diplomatët dhe zyrtarët e BE për Reuters, edhe pse 13 vende të BE-së, duke përfshirë Italinë dhe Poloninë, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Komisioni kanë bërë publike thirrje për fillimin e negociatave zyrtare.”

Në shkrimin e prestigjiozes “Reuters“, është e qartë se nëse do ketë hapje negociatash, kjo do të ndodhë vetëm për fqinjin tonë.

“Tani, e fundit që pritet të arrihet është një marrëveshje midis qeverive të BE-së në shtator, por vetëm për Maqedoninë e Veriut, e cila gjithashtu është e vendosur të bashkohet me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut në 2020.

‘Maqedonia e Veriut ka një shans të mirë (për bisedimet e anëtarësimit në BE), duke pasur parasysh zgjidhjen historike të çështjes së emrit të saj’, tha një zyrtar i lartë i BE-së duke iu referuar një mosmarrëveshjeje të vjetër me Greqinë që bllokoi rrugën e saj drejt BE-së dhe aleancës së NATO-s .

Ndryshimi i emrit nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë Veriore ka gjasa të bindë Parisin, Berlinin dhe Hagën për të mbështetur bisedimet me BE-në.

Por Shqipëria është ende një çështje e madhe për disa qeveri. Nuk është aspak premtuese’ tha zyrtari.”, citon gazeta.

Në artikull thuhet se Shqipëria konsiderohet si një nga vendet më të korruptuara të Europës.

“Perceptuar si një nga vendet më të korruptuara të Europës, sipas Transparency International, Shqipëria – e cila tashmë është anëtare e NATO-s – ka bërë përparim të kufizuar vetëm në luftën kundër pastrimit të parave, thonë zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së, pavarësisht nga Vettingu i gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar.”, thuhet në shkrim.

Sipas Reuters edhe nëse do të jepet drita jeshile për çeljen e negociatave, bisedimet për anëtarësim mund të zgjasin edhe 10 vite, ndërsa përmend faktin se për Shqipërinë disa prej shteteve kanë kërkuar rikthimin e regjimit të vizave./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *