Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet kush është punonjësi i Rinasit që u vu në pranga për grabitjen e 6 milionë eurove


Policia e Shtetit zbulon kush është i arrestuari që dyshohet se ka ndihmuar në grabitjen e 6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit në muajin prill.  Hasan Kanaçi, punonjës në Aeroport është arrestuar sot pasi dyshohet se ka gisht në grabitje.

Kanaçi dyshohet se se i ka ndihmuar autorët duke u siguruar informacvione nga brenda aeroportit lidhur me futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjet.

“Vihet në pranga një tjetër i dyshuar si bashkëpuntor në ngjarjen e datës 09.04.2019  ku u vodhën  me armë nje sasi e kosiderueshme vlerash monetare në Aeroportin e Rinas.

Sekuestrohen sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë.

Nga Sektori për Krime të Rënda në Drejtorinë  Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera,  informacioneve të marra në rruge operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit, është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi një tjetri autor të dyshuar  të kësaj ngjarje kriminale e konkretisht i shtetasit:

H.K., 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Jane sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë dhe në lekë.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale  “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim” ” Grupi i  strukturuar kriminal” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”  ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake” “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit  “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se grabitja e Rinasit ndodhi më 9 prill, ku disa persona të armatosur u futën në pistën e aeroportit dhe morën nga avioni i linjës Tiranë-Vjenë i Austrian Airlines disa milionë euro, që më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për 6 milionë euro.

Një nga grabitësit, Admir Murataj, humbi jetën gjatë grabitjes. Deri tani janë  arrestuar 6 persona për grabitjen e thasëve me miliona euro. Të arrestuarit janë Oltion Veseli, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Ragip Hajdini, Renaldo Sulaj dhe Saimir Çela. Bashkë me Hasan Kanaçin bëhen 7 të arrestuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *