Zëdhënësi i Presidentit ka reaguar lidhur me mocionin që mazhoranca nisi në Parlament për shkarkimin e Ilir Metës.
Tedi Blushi në reagimin e tij shprehet se Meta është zgjedhur nga një Parlament legjitim dhe ai i përket vetëm Republikës.
Më të tej Zëdhënësi i Presidentit shkruan se “mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën do marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët.
“Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi.
Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës.
Mocioni i ‘çunave të Shijakut’ që kërkon të instalojë ‘Narko-Republikën’ e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë.
Shqipëria e para!Shqipëria si gjithë Europa!”-deklaron Blushi.