Pas gati dy vite sëbashku, Chris Martin dhe Dakota Johnson përfliten se janë ndarë.
Martin thuhet se i ka treguar miqve se ai është beqar pasi është ndarë me të dashurën e tij. Sikurse shkruan “Mirror“, Chris dhe Dakota kanë dalë bashkë për 20 muaj dhe ndarja vjen vetëm disa javë pasi ata përfliteshin për martesë.
Një shok i muzikantit i tha “The Sun”: “Kishte fjalë se do të fejoheshin, por tani ai thotë se ata janë ndarë, gjë që ka ardhur si një surprizë për të gjithë”.
Më herët në nëntor të 2018-ës, përflitej se çifti po shkonte drejt altarit. Dakota ka një marrëdhënie të mirë me ish-gruan e Chris, Gëyneth Paltroë si edhe me dy fëmijët e tyre, Apple 15-vjeçe dhe Moisiu 13-vjeç.
Dakota dhe Chris madje iu bashkuan Gëyneth në muajin e saj të mjaltit në Maldive me burrin e ri, Brad Falchuck.