Vendosni fjalën kyçe....

Julia Roberts zbulon fundin e trishtë të personazhit të saj në skenarin origjinal të “Pretty Woman”


Julia Roberts ka zbuluar se filmi “Pretty Woman”  kur u konceptua për herë të parë, nuk ishte ajo komedia romantike që ne të gjithë njohim, por një dramë e errët për prostitucionin dhe personazhi që ajo luan do të hidhej nga një makinë, me para mbi të.

“Pretty Woman” e ka ndihmuar Julia Roberts që të bëhet një nga aktoret më të mëdha të Hollivudit në vitin 1990, kur ajo luante rolin e një prostitute ‘me një zemër ari’, e cila u dashurua me biznesmenin e pasur, Edëard Lewis. Ky i fundit luhet nga Richard Gere.

Julia zbuloi se personazhi i saj, Vivian Ward, kishte një fund të hidhur, pasi u hodh nga një makinë dhe u la në një “rrugicë të pistë” me paratë e hedhura mbi të, shkruan “Mirror“.

Aktorja tha se ishte e lumtur të luante rolin në versionin e parë, kur kompania prodhuese e këtij filmi u shpërbë dhe projekti u rishkrua nga “Disney”.

fillimisht “Dizney” nuk e donte përsëri Julia Roberts në projekt, mirëpo në fund u bind t’i jepte asaj rolin kryesor.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *