Templates by BIGtheme NET

Panariti-maxhorancës: Kapeni javën dhe shkoni te Presidenti!  Nisni bisedimet jo për një palë zgjedhje por për të vendosur pluralizmin

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i bën sot thirrje maxchorancës, me në krye Edi Ramën që të kapë momentin e të shkojë te presidenti për të nisur bisedimet me opozitën.

“Kapeni javën! Është e fundit! Është kritike dhe ndofta pa kthim ! Shkoni te Presidenti dhe nisni bisedimet me opozitën e vërtetë dhe gjeni zgjidhjen! Zgjidhje jo vetëm për një palë zgjedhje, por për rivendosjen e pluralizmit, i cili është jashtë binareve dhe po rreshqet në diktaturë!”, bën thirrje Panariti.

Thirrja e ish-ministrit të LSI-së vjen pas mesazheve shpërfillëse të sotme të Ramës nga Maliqi për vendimin e presidentit Meta.

Këmbëngulës, pasi e ka shkarkuar me votat e të vetëve në Kuvend, Rama vazhdon i vetëm fushatën elektorale, edhe pse Meta ka zhdekretuar datën e 30 qershorit me qëllim që maxhoranca dhe opozita të gjejnë një datë të re, konsensuale.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto