Policia e Tiranës korrigjon informacionin e dhënë në orët e para të mëngjesit, lidhur me aksidentin fatal ku u përfshi një familje në Tiranë.
Sipas detajeve të para, konfirmuar edhe nga policia, të katërt anëtarët e familjes Bibaj kishin ndërruar jetë, por pas konfirmimit me Spitalin Ushtarak njëra nga vajzat është në vdekje klinike.
“Për shkak të konfuzionit të krijuar nga vetë natyra e aksidentit dhe pasojat që solli, edhe informacioni ka qenë jo i saktë.
Ne njoftimin paraprak është raportuar se kanë ndërruar jetë katër persona, por njëra prej vajzave ndodhur në gjendje kritike për jetën, pasi kur është raportuar se ndërroi jetë kishte kaluar në vdekje klinike.
Drejtues mjeti Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, në gjendje të rëndë për jetën
Bardhok Bibaj 62 vjeç, Mirditë, ka ndërruar jetë
Valentina Bibaj 54 vjeçe, Mirditë, ka ndërruar jetë
Florida Bibaj e bija 22 vjeçe, ka ndërruar jetë
Xh. Bibaj e bija, 26 vjeçe, është në gjendje kritike për jetën.
U njoftua nga spitali se ndërroi jetë, por ka kaluar në vdekje klinike dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.”, sqaron situatën policia.