Vendosni fjalën kyçe....

Princ Harry urdhëron Meghan-in: Kthehu para, shiko andej! (VIDEO)


Të jesh pjesë e familjes mbretërore nuk është aq bukur sa duket, pasi ka një sërë rregullash për të ndjekur e një sërë pritshmëri që duhet të plotësosh.

Fansat janë të bindur se kanë kapur një moment të dukeshës Meghan Markle, të cilën princ Harry e urdhëron të kthehet para.

Ky moment ka ndodhur gjatë festimeve për ditëlindjen e mbretëreshës Elisabeth II, ku e gjithë familja mbretërore del në ballkonin e Pallatit mbretëror për të përshëndetur publikun.

Në videon e publikuar, Meghan i kthen shpinën publikut për të folur me Harry-n. Ai i pohon të shoqes, por kur ajo kthehet për herë të dytë ndryshon qëndrim dhe i thotë: “Kthehu para, shiko andej”.

Meghan e vënë në siklet kthehet dhe buzëqesh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *