Ish-deputeti i PD-së, Salianji, ka publikuar mesazhet ku punonjësit e administratës kërcënohen që të sjellin të paktën nga 4 persona në mitingun e kryeministrit Rama.
Deputeti shkruan se Rama dhe veglat e tij kërcënojnë punonjësit e administratës,familjet me ndihmë ekonomike e bizneset.
“Shëtitjet poshtëruese të Ramës me administratën vijojnë si eskursione në çdo vënd! Takimi i tanishëm në Maliq i mbushur me autobuzë nga administrata e gjithë qarkut Korçë, për pak videot nga çdo zonë ku po mblidhen! Ndërkohë kryetari i bashkisë që kërkon mandatin e gjashtë kërcënon punonjësit e administratës me vendin e punës nëse nuk sjellin 4 persona! Njësoj siç kërcënon 1600 familjet me ndihmë ekonomike, njësoj si kërcënohen bizneset me gjoba dhe familjarët me bukën e gojës.” – shkruan Salianji në ‘Facebook’.