Një aksident i rëndë u ka marrë jetën katër anëtarëve të një familjeje në Tiranë. Familja Biba ka pësuar fatin tragjik, pas festës së një ditëlindjeje në Elbasan.
Teksa ktheheshin me automjetin që drejtohej nga i afërmi i tyre, janë përplasur me një bordurë.
Dy vajzat, nëna dhe babai kanë ndërruar jetë menjëherë, ndërsa drejtuesi i mjetit, kushëriri i tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
“Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjekësor”, njoftoi këtë mëngjes policia.