Vendosni fjalën kyçe....

Të gjitha mesazhet e Metës në intervistën për ‘Al Jazeera’ (Përmbledhja)


Presidenti Meta theksoi se është zgjedhur nga një parlament ligjim dhe jo nga ky që është aktualisht.

Gjatë intervistës kreu i shtetit theksoi se vendimi i tij për shtyrjen e zgjedhjeve ishte plotësisht kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë e tij si president.

Ai tha se zgjedhjet pa opozitën minojnë stabilitetin dhe pengojnë integrmin e vendit në BE.

Më tej, Meta tha se askush përvec Gjykatës Kushtetuese nuk ka mundësinë të shqyrtojë vendimin e tij dhe as ta shkarkojë duke theksuar se edhe në rast se kjo gjykatë do ekzistonte sërish ai nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese në dekretin e firmosur prej tij.

Meta tha se është i përkushtuar për të mbrojtyur plularizmin në vend. Kreu i Shtetit tha se dekreti i tij për shtyrjen e zgjedhjeve është kushtetuese dh detyruar për t’u zbauar nga të gjithë duke shprehur bindjen e plotë se në vend nuk do ketë zgjedhje më 30 qershor.

Presidenti tha gjithashtu se mungesa e Gjykatës Kushtetuese është një pengesë dhe problem i madh për vendin duke i dhënë qeverisë autoritet shtesë që nuk është i përcaktuar në Kushtetutë.

Në fund Meta tha se shpreson që Rama t’i largohet retorikës përçarëse dhe të bashkëpunojë me opozitën për të garantuar një konsensus më të gjerë në mënyrë që sfidat me të cilat përballet vendi në rrugën e tij drejt integrimit të jenë sa më të lehta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *