Vendosni fjalën kyçe....

Audio-përgjimi 2: Artan Gaçi flet me Arben Keshin: Shefi i madh me superlativa, e kopsite Maqellarën (Audio)


Gjermania ‘Bild’ ka publikuar edhe audio-pëërgjimin e dytë lidhur ne Dosjen 184 për zgjedhjet në Dibër.

Në material dëgjohet ish-deputeti socialist, Artan Gaçi, i cili është bashkëshorti i ministres së Mbrojtjes, Xhaçka, që komunikon me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme.

Gaçi i përcjell Keshit vlerësimin e madh të kryeministrit Rama, i cili ia atribuon Keshit fitoren në Maqellarë, zonë e Dibrës pasi sipas Ramës, Keshi i kishte kopsitur të gjitha.

Ky i fundit në këmbim shpreson që të marrë një vend pune të mirë, pasi ka 3 vjet që ka ngec në Dibër.

Biseda e plotë

Keshi: Mirëmëngjes

Gaçi: Mgjes, çfarë bëre

Keshi: Mirë, si ja kalove ti

Gaçi: Mirë, ne qëndruam në Ndroq me shefin e madh. Edhe me superlativa për ty.

Keshi: Faleminderit

Gaçi: Me superlativa. Jo, nga ai nga ai, unë po e po. Tregoi edhe historinë e 2011-ës, me fjalë të tjera ke pikët maksimale.

Keshi: Ishallah kthehet në realitet, se ngela këtu, u bë tre vjet.

Gaçi: Jo, jo. Do bëhet. Ke vlerësim të jashtëzakonshëm. Gjithë Maqellarën ta vete dy dmth. Ai është personi, tha e ka kopsit komplet gjithë gjënë. Edhe në 2011-ën fitoi tha, por ashtu ndodhi me një kuti.

Keshi: Hajt më, ça të bësh.

Gaçi: Ai tha, është merita e Benit, e gjitha

Keshi: Faleminderit, rrofsh

Gaçi: Desha me ta thënë që të ashtu

Keshi: Po, po, rrofsh, shumë faleminderit

Gaçi: Hajde Beno, kur të vish në Tiranë lidhemi noj herë

Keshi: Po, po


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *