Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Të sigurt në kauzën tonë, nuk ka marrëveshje me Ramën, nuk tërhiqemi


Kreu i opozitës Lulzim Basha në konferencën për shtyp sot në mbrëmje deklaroi se kauza që po ndjek opozita është e drejtë dhe theksoi se nuk do të tërhiqet në luftën për rrëzimin e Ramës.

Basha nënvizoi se me krimin nuk ka negociata dhe me Ramën nuk ka marrëveshje.

“Sot, më shumë se kurrë ne ndihemi të sigurt në drejtësinë e kauzës tonë, dhe të rrugës që kemi ndjekur. Ata që besonin se me këtë bandë grabitqare dhe kriminale në pushtet mund të dialogohej në Kuvend, mund të bëheshin reforma me konsensus, mund të përdoreshin rrugë institucionale, sot duhet të flakin tutje edhe iluzionin e fundit, që mund të kishin për metodën e bashkëbisedimit demokratik me Edi Ramën.

Sot është e qartë se largimi nga parlamenti dhe braktisja e zgjedhjeve farsë ishin vendimet e duhura. Pa asnjë mëdyshje. Qëndrimi në këtë Kuvend dhe pjesëmarrja në zgjedhje farsë do të na kthente në fasadë të pushtetit të krimit. Me krimin nuk mund të ketë dialog, nuk mund të ketë negociata dhe as nuk mund të bëhen lëshime. Ky është standard perëndimor. Unë dhe të gjithë demokratët do t’i qëndrojmë deri në fund këtij standardi: Me krimin nuk ka negociata dhe marrëveshje”-deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *