Vendosni fjalën kyçe....

‘BE-ja mund të pezullojë regjimin pa viza për vendet amerikano-jugore dhe Shqipërinë’ – Avramopulos


Numri i lartë i azilkërkuesve nga Amerika e Jugut dhe Ballkani perëndimor drejt BE-së mund të çojë në pezullimin e vizave.

Kjo deklaratë është bërë nga Komisioneri për Migrimin në BE, Avramopulos. Në një deklaratë për mediat, ai tha se nëse kjo tendencë për azil do të vijojë nga vende të tilla si Venezuela, Kolumbia, Shqipëria e ndonjë vend tjetër atëherë me këto vende mund të pezullohen vizat.

Nëqoftëse shtetet nuk e pengojnë keqpërdorimin e vizave dhe rritet edhe më tej numri i kërkesave të paargumentuara për azil, BE mund të pezullojë regjimin pa viza për shtete të veçanta, ka thënë ai, raporton ‘Deutsche Welle’.

Ai tha se krahasuar me vitin e shkuar, numri i azilkërkuesve në BE është rritur me 15 përqind, me Kolumbinë që ka numrin më të lartë, pasuar nga Venezuela dhe Shqipëria.

Në tërësi, megjithatë, numri i azilkërkuesve në BE është në nivelin e ulët të vitit 2014, para krizës së refugjatëve, tha Avramopoulos.

Në dallim nga numri hyrjeve në mënyrë të ligjshme, numri i migrantëve të ardhur në mënyrë të paligjshme edhe këtë vit vazhdon të ketë rënie. Numri i të ardhurve, në pesë muajt e parë të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar, ra me 31 për qind, në rreth 32,400.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *