Sot në Kuvend ishte parashikuar të paraqitej kryeprokurorja Arta Marku, e cila do të duhej të raportonte rezultatet e vitit 2018 mbi gjendjen e kriminalitetit në vend.
Mirëpo siç duket Marku nuk do të paraqitet për arsye shëndetësore.
Deputeti i ri në Parlament, Lefter Maliqi, ironizon duke thënë se s’beson se Marku është sëmurë “nga përgjimet e gazetarit Gjerman të Gazetës Bild ,qe sot do të publikoj fakte dhe me tronditëse të shitblerjes së votave dhe lidhjeve te bandave e krimit të organizuar me Qeverinë”.
Megjithatë, Maliqi shton se i uron kryeprokurores shërim të shpejtë.
“Sa me njoftuan se sot Prokurorja e Pergjithshme per arsye shëndetêsore nuk paraqitet ne Parlament ku do të raportonte per rezultatet e vitit 2018 dhe pêr arrestimet politike të Opozites me urdher të Kalorësit dhe sejmenëve te tij ne qeveri e parlament.S’besoj te jetë sëmurur nga përgjimet e gazetarit Gjerman të Gazetës Bild ,qe sot do të publikoj fakte dhe me tronditëse të shitblerjes së votave dhe lidhjeve te bandave e krimit të organizuar me Qeverinë.Gjithsesi të shkuara Prokurore ,vetëm aman mos na sëmuret Kalorësi i Rilindjes,se pa ate edhe ju edhe gjithe institucionet e kapura te shtetit nga kaloresi i rilindjes mbeten në gjendje të rëndë dhe ska zot ae i sheron.”, shkruan Maliqi.