Gazeta gjermane ‘Bild’ ka publikuar audio-përgjimet e reja lidhur me zgjedhjet e vitit 2017. Kësaj here janë publikuar audio-përgjime lidhur me dosjen 184 për zgjedhjet në Dibër.
Në këto audio-përgjime tregohet sesi kriminelë, zyrtarë policie dhe zyrtarë të lartë të PS-së, ish-ministrat Tahiri e Gjiknuri, deputetët Ulsi Manja e Xhemal Qefalia, ish-deputeti Pjerin Ndreu si dhe kreu i grupit parlamentar, Taulanet Balla, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
Në materialet audio tregohet sesi drejtori i rëndësishëm në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, bën një skemë të pastër për blerjen e votave si dhe kërcënimin ndaj votuesve.
Në materialin e parë audio publikohet edhe biseda telefonike mes Keshit dhe kryeministrit Rama.
Audio-përgjimi 1
Rama i telefonon Keshit (Drejtor për të huajt ilegalë në Ministrinë e Brendshme).
Keshi: Hë, shefi.
Rama: Përshëndetje, hë më si duket.
Keshi: Mirë, ke pritshmëritë jemi.
Rama: E ke realizu objektivin, thu?
Keshi: Them që po, tani me pjesën që po na thonë komisionerët e kemi realizuar.
Rama: Ashtu ëëë.
Keshi: Them që po.
Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë?
Keshi: Po, deshin të më kapin mu…ndodhi brenda dy minutash, unë sa u futa te shtabi. Më pritshin te hoteli ku fleja.
Rama: Çfarë do të bënin ata ty?
Keshi: Ishin nja 50 veta, këtë pjesën e presionit. Ai është legen, ai Flamur Noka.
Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka…Ti mendon që e kemi realizu objektivin.
Keshi: Ai thjesht është, edhe ai djali sapo doli. Ata kujtuan se jam edhe unë në makinë. Ishin nja 50 veta. Jo se ishte ndonjë gjë e madhe. Ata e goditën me grushte por ai iku dhe nuk e kapën dot.
Rama: Më mirë, se kush i do sherret. Dëgjo mendon se e kemi arritur objektivin.
Keshi: Këtu ke unë dmth, them që po. Për këtu tek unë po, mund të lëvizë pak, por nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdhaja.
Rama: Komisionerët që kemi pas kanë qenë top ëëë.
Keshi: Po po i kemi pas shumë të mirë.
Rama: OK, mirë vllai.
Keshi: Inshallah, mirë, urime, faleminderit.
Rama: Çiao, çiao.
Audio-përgjimi 2
Gjermania Bild ka publikuar edhe audio-pëërgjimin e dytë lidhur ne Dosjen 184 për zgjedhjet në Dibër.
Në material dëgjohet ish-deputeti socialist, Artan Gaçi, i cili është bashkëshorti i ministres së Mbrojtjes, Xhaçka, që komunikon me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme.
Gaçi i përcjell Keshit vlerësimin e madh të kryeministrit Rama, i cili ia atribuon Keshit fitoren në Maqellarë, zonë e Dibrës pasi sipas Ramës, Keshi i kishte kopsitur të gjitha.
Ky i fundit në këmbim shpreson që të marrë një vend pune të mirë, pasi ka 3 vjet që ka ngec në Dibër. Biseda e plotë
Keshi: Mirëmëngjes
Gaçi: Mgjes, çfarë bëre
Keshi: Mirë, si ja kalove ti
Gaçi: Mirë, ne qëndruam në Ndroq me shefin e madh. Edhe me superlativa për ty.
Keshi: Faleminderit
Gaçi: Me superlativa. Jo, nga ai nga ai, unë po e po. Tregoi edhe historinë e 2011-ës, me fjalë të tjera ke pikët maksimale.
Keshi: Ishallah kthehet në realitet, se ngela këtu, u bë tre vjet.
Gaçi: Jo, jo. Do bëhet. Ke vlerësim të jashtëzakonshëm. Gjithë Maqellarën ta vete dy dmth. Ai është personi, tha e ka kopsit komplet gjithë gjënë. Edhe në 2011-ën fitoi tha, por ashtu ndodhi me një kuti.
Keshi: Hajt më, ça të bësh.
Gaçi: Ai tha, është merita e Benit, e gjitha
Keshi: Faleminderit, rrofsh
Gaçi: Desha me ta thënë që të ashtu
Keshi: Po, po, rrofsh, shumë faleminderit
Gaçi: Hajde Beno, kur të vish në Tiranë lidhemi noj herë
Keshi: Po, po
Audio-përgjimi 3
Në audio-përgjimin 3, Arben Keshi, bisedon me një qytetar, i cili i thotë se votuesit kërkojnë nga 30 mijë lekë për votë, kurse Keshi kundërshton duke thënë se ofron më pak. Nëse nuk pranojnë të ikin te PD-ja.
Biseda mes Arben Keshit dhe qytetarit
Keshi: Nga u zhduke?
0685922860: A u lodhe?
Keshi: Ku shkove?
0685922860: Jam pak tek Tasia, këtu poshtë
Keshi: Ku?
0685922860: Tasia
Keshi: Ku?
0685922860: Tasie Leshi
Keshi: Po çfarë thotë?
0685922860: Nuk do ia Refiku
Keshi: Po në rregull, mirë
0685922860: Ajo tha tek 30-ta, nëse nuk janë 30 nuk ashtu
Keshi: Po lëre. Nëse nuk duan lëre. Të shkojë tek PD-ja.
0685922860: Ok, mirë.
Audio-përgjimi 4
Në audio-përgjimin 4, drejtori në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, bisedon me një qytetar i cili i thotë se një votues kërkon 200 mijë lekë për 4 vota kurse Keshi pohon.
Një person i paidentifikuar që punon si mësues informon drejtorin e Ministrisë së Brendshme Arben Keshi që një person që ka 4 vota kërkon 20.000 lekë. Gjatë bisedës, mësuesi tregon se si i ka bërë presion një çifti. Ai e informon se i ka zbatuar të gjitha këshillat që i ka dhënë.
Keshi: Hë mo
Qytetari: I mora këta këtu te shtabi, i njeh?
Keshi: Nuk e njoh, i kujt është Altini
Qytetari: I Isuf Qokut, ish-nxënësi im
Keshi: Po ça ka ai?
Qytetari: Ai ka një problem, do 200 mijë lek, thotë që kam 4 vota këtu te Tërnova. Nuk e di tha, kam fol me Shemsiun tha , kam një problem me Shemsiun tha. Komunikova pardje.
Keshi: Po
Qytetari: Atij ja komunikova pardje, atij zotërisë Kollashikut, ia kam komunikuar atje në rrugë, u nda me atë, i thashë Anës. Ja thashë o vlla në emër tënd.
Keshi: Jo në emrin tim
Qytetari: Ne emrin tënd, në emrin tim, në emër të drejtorit të arsimit, ia komunikova. E mbarova atë punë domethënë. Gëzim Hoxhën që kisha problem, se ka qënë në Itali, se ai është kushuri me vjehrrën time, Gëzim Hoxha. Vjehrra ime është mbesë e Ismail Merlanit.
Keshi: Po e kam parasysh
Qytetari: Janë kushurinj të dy ata.
Keshi: po
Qytetari: Është e mbaruar ajo punë, nuk ka asnjë gjë. Kam fol edhe me Bujar Kurtazën dhe me Vehbi Muhametin, kunata e Vehbiut është mbesë e Rrem Ramës.
Keshi: Ata vëllezërit e Vehbit na çanë dërrasat tu u zënë, ky thotë…
Qytetari: Jo jo, s’ka lidhje me ata fare ai, nuk është përzier ai. Nëse ke informacionin më të vogël ma thuaj mua.
Keshi: Se kam parë
Qytetari: Nëse ke informacionin më të vogël ma trego
Keshi: Mirë
Qytetari: Unë ti kam mbaruar të gjitha punët pa përjashtim. Dhe e fundit. Atij zotërisë unë ja kam bërë të qartë në sy të Bujar Spahiut. Ja.. kam thënë mu përpara lokalit të Begut.
Keshi: Në rregull
Qytetari: Po qe se ashtu pyet edhe Neki Ukën, pyet edhe Din Jasharin
Audio-përgjimi 5
Arben Keshi bisedon me një qytetar
(Telefonata 1)
Keshi: Çkemi!
0686913636: A u nise më?
Keshi: Po për Çakran
0686913636: Ej, për zotin s’ka lëviz hiç
Keshi: Jo o burr s’po lëviz hiç, sa më mori sa mbaroi me gjithë policët që kishte atje. Lëri se ata të dezinformojnë o burr, po të mashtrojnë siç ta bën me Tanin se ai Uruçi nuk ishte në listë.
0686913636: Më mori…
Keshi: Kush të mori?
0686913636: Më mori Nexhipi
Keshi: Nexhipi (nuk kuptohet) ndoshta s’ka qenë në listë. Ma jep emrin se do pyes ça po ndodh.
0686913636: Një sekondë.
Keshi: Ma jep emrin e Nexhipi ta marrë unë në telefon
0686913636: Ok hajd…
(Telefonata 2)
Keshi: Xhabir Elezi, Sokol
0675590725: Po
Keshi: Ka ndonjë gjë andej apo jo, I ke dhon ndonjë gjë a si ke dhon?
0675590725: Po po të dyve
Keshi: Po ai ka ardh këtu thotë jo
0675590725: Ka ardh Xhabiri?
Keshi: Po
0675590725: Merre me vete bjere këtu
Keshi: Mirë
(Telefonata 3)
Keshi: A e ke aty apo flet kot ai?
0686913636: Jo mo po të duash ti vijnë …
Keshi: Ai thotë merre me vete se i thashe e kam me vete. Merre me vete dhe sille këtu më tha. Unë ja kam dhon tha.
0686913636: Ok
Audio-përgjimi 6
Arben Keshi flet në telefon me një qytetar
Keshi: Nuk ka ardhur. E ka te fikur telefonin, por nuk po vjen.
0686913636: Ah, dëgjo vëllain këtu
Keshi: Hë
0686913636: Ai që nuk pranoi ofertën këtë javë
Keshi: Po
0686913636: Ka ardhur duke më kërkuar. Është këtu xhaxhai i vet.
Keshi: (Qesh). Mirë, e di vetë.
0686913636: Kështu ti. Ai Xhevati thotë mbarova punë.
Keshi: Mbaroi
0686913636: Ndërsa e dyta është rreth …(Nuk kuptohet)
Keshi: Ta shkruaj me mesazh sepse nuk flas dot
0686913636: Ok
Audio-përgjimi 7
Drejtori në Ministrinë e Brendshme Arben Keshi telefonon drejtorin e Arsimit në Dibër, Drini Gjeci.
Keshi: O Drin!
Gjeci: Hë mos si je? A je mirë?
Keshi: Mirë, si shkove ti?Me shëndet, a je lodh?
Gjeci: Nga pak, si ja çon ti?
Keshi: Mirë, mirë. Si është puna?
Gjeci: Mirë.
Keshi: Është mirë puna?
Gjeci: Mirë duket.
Keshi: Ka lëvizje andej?
Gjeci: Jo.
Keshi: Nuk ka shumë ë, mirë.
Gjeci: Jo.Çfarë ke bërë ti?
Keshi: Hiç, lëvizje e madhe këtej.Ty ec jena.
Gjeci: A thua të kanë dëgjuar ata drejtorët?
Keshi: Vallahi merri në telefon një nga një. Ditën e hënë keni shkuar për lesh, merri të gjithë. Të gjithë drejtorët në telefon, të marrin një nga një dhe të raportojnë. Po flejnë gjumë, përveç se me Gëzimin dhe Arjanin, me asnjanin nuk kam fol.
Gjeci: Çfarë ti marr në telefon, Haxhiqimes nuk kam çfarë i them, gra janë ato.
Keshi: Ore gra e burra çfarë të jenë. Do t’ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve sipas listës i keni pru aty nëse ditën e hënë duan të jenë në punë. Se nuk duan në p+++ të sëmës do ti çoj se jua kam q+ robt.
Gjeci: Ja ti marr Drini në telefon tani.
Audio-përgjimi 8
Bisedë midis Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe Sali Skurës, shef policie në Kamëz
Keshi: Urdhëro
Skura: Shef Beni si të kam. Saliu jam
Keshi: Kush?
Skura: Sala nga Kamza
Keshi: Hë mo çkemi
Skura: Mirë vëlla. Si të kam
Keshi. Mirë. Si kalon ti
Skura. Mirë, Ti se tu sku
Keshi: Po mir dukemi, na këputet ju të Kamzës. Na bllokoni autobuzët e Kamzës o shok
Skura. Po pra do nxjerrim postblloqe. Nga ora 3 do çohemi ka me u nis
Keshi: A keni ndonjë informacion sa kanë ndërmend me u nis
Skura: Nga ora 3.30 do nisemi I kemi marrë do masa me u çu.
Keshi: A janë shumë?
Skura: Për Zotin mendohet. 400 500 veta
Keshi: I ka organizu Xhelali e?
Skura: Xhelali i ka organiziar kret bashkinë, i ka çu te turizmi i ri në Lurë. Kupton?
Keshi: Po kuptoj
Skura: Maqellara si duket?
Keshi: Maqellara është mirë, sepse ska prij Kamze në Maqellarë. Nga krahu i Xhelaliy nuk kam asnjë një
Skura: Problem është Lura
Keshi: Lura? Lura eh, edhe Reçi mendoj
Skura: Lura, Reçi, e gjithë krahina atje. Por komisionerët ma do mendja besoj që i keni në xhep.
Keshi: Po, po po po mo po
Skura: Po qyteti si duket?
Keshi: Edhe qyteti mirë është
Skura: Melita ska pas ça me bo
Keshi: Hajt të uroj me fitore…..
Audio-përgjimi 9
Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme bisedon në telefon më Sali Skurën, Shef Policie në Kamëz
Keshi: Po
Skura: O Beni, Sala jam
Keshi: Hë mo ça bone
Skura: Çkemi si ia çove? He mo ça thuhet andej
Keshi: Po mirë duket. Të shikojmë thes i mbyllur duket
Skura: Po po, Si duket situata?
Keshi: Po mirë
Skura: Jo flas nga pjesëmarrja se ske ça bën ti
Keshi: Aq mo sa kanë marrë vazhdimisht . E ke parasysh te 52 përqindshi, se s’shko kush
Skura: Si shko Maqellara? Si përafrohet?
Keshi: Nuk e di. Mirë, mirë, mirë na thonë të gjithë po të shohim. Se themi ne dot mirë. Është zonë e palexueshme kjo vëlla
Skura: Po po e vërtetë kjo
Keshi: A erdhët shumë kendej mo
Skura: Eh?
Keshi: A erdhët shumë me autobusë mbrëmë.
Skura: Jo jo, Nja 7 autobusë i bllokuam
Keshi: I bllokuat eh
Skura: Po i futëm në listë bllokimi . Të tjerët e anulluan me miqësi e kështu
Keshi: Shumë mirë
Skura: Mirë vëlla, me kujdes vëlla. Hajd me fitore
Keshi: Rrofsh. Faleminderit
Audio-përgjimi 10
Ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, bisedon në telefon me Arben Keshin
Gjiknuri: Ça bëhet?
Keshi: Asgjë
Gjiknuri: Ndonjë shqetësim?
Keshi: Po duhet të vijnë tani këto deputetët se kanë ardhur këto të PD
Gjiknuri: Po do vijnë. Tani do vijnë se si duket fjetën i çik se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do vijnë.
Keshi: Nuk kam fjetur fare
Gjiknuri: E di, e di. Ja tani do vijnë.
Keshi: Që të vijnë të dalin nëpër qendrat
Gjiknuri: Patjetër.
Keshi: Se edhe vëzhguesit e atyre janë nga rrethet, askush nuk i njeh
Gjiknuri: E di, e di. Ashtu i kanë sjellë ata se nuk kanë besim tek ata të vetët. Unë do të çoj disa çuna ti kesh aty, një furgon të jetë aty.”
Keshi: Mirë
Gjiknuri: Po i nis disa që të jenë aty, do vijnë tek shtabi jot. Të jenë për çdo rast. Të mos dalin sepse janë nga ata tipat problematikë por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.
Keshi: Mirë.
Audio-përgjimi 11
Socialisti Pjerin Ndreu flet në telefon me shefin e Arsimit të Dibrës, Drini Gjeçi
Ndreu: Mirëmëngjes
Gjeçi: Mirëmëngjes
Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?
Gjeçi: Po Pjerin. Si kalove?
Ndreu: A je mirë? Si ke qenë?
Gjeçi: Mirë.
Ndreu: Bëj një telefon atij Reashat Elezit, nga Reçi. Thuaj drejtorit të shkollës me deklaru votën hapur, se ato sms që i çon poshtë e përpjetë nuk janë të mira. Thuaj atij të deklaroj hapur se do të votojë për Partinë Socialiste se përndryshe të hënën tregoja vetë ku fluturon.
Gjeçi: Reshat Elezaj?
Ndreu: Po
Gjeçi: Po do flas unë tani me të
Ndreu: Tregoji ku fluturon të hënën. Thuaj të deklarojë votën për Partinë Socialiste aty, ta deklarojë hapur për PS ose ndryshe të gjej vend të futet.
Audio-përgjimi 12
Shefi i Arsimit Dibër, Drini Gjeçi, flet në telefon me drejtorin e shkollës së Reçit, Reshat Elezi.
Elezi: Alo, mirëmgjes drejtor
Gjeci: Mirëmgjes. Si kalove? Je mirë?
Elezi: Çkemi, mirë, a u lodhe?
Gjeci: Mirë. Ku je?
Elezi: Jam këtu te qëndra e votimit
Gjeci: Po a i ke marrë të gjithë ata të familjes?
Elezi: Të shtëpisë? Jo, sjanë tu ardh me votu tani. Ma vonë shkoj i marr, ma vonë, ma vonë
Gjeci: Dëgjo këtu
Elezi: Se tani jam në rrugë….
Gjeci: Në ça qendre voto ti?
Elezi: Në Zall Reç
Gjeçi: Dëgjo se kam informacione jo të mira unë andej. Sot vota jote 1 dhe vota e familjes tënde 2 do deklarohen haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashke me familjem, gjeje ku do shkosh
Elezi: Drejtor mos e vrit mendjen, Mos e vrit mendjen. Se dua me thënë për inat. Janë llafe njerëzish dhe mos e vrit mendjen, për atë punë fare ti
Gjeçi: Ore të deklrarohet haptas, haptas, po them haptas. haptas
Elezi: Ore mos e vrit mendjen , pa merak
Gjeçi: Me gjithë familjen
Elezi: Pa merak, pa merak…..
Audio-përgjimi 13
Drejtori i Arsimit në Dibër, Drini Gjeçi, telefonon qytetarin Lavdrim Murati.
Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?
Murati: Po.
Gjeci: Drejtori i Arsimit të flet.
Murati: Urdhro.
Gjeci: A ke votuar?
Murati: Jo akoma.
Gjeci: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?
Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.
Gjeci: Çfarë radhe?
Murati: Radha or ti.
Gjeci: Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.
Murati: Ça flet o Drejtor?
Gjeci: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua.
Murati: Më vjen keq.Të paskan sinjalizuar gabim.
Gjeci: Këtë llaf po të them.Ti e di vetë.
Murati: Në rregull.
Audio-përgjimi 14
Ish-ministri Damian Gjiknuri bisedon në telefon me biznesmenin, Bekim Krashi
Krashi: Po shef
Gjiknuri: Bekim. Kush ka qenë dje tek komuna juaj që ka mbuluar atë pjesën e transportit (para). Ju edhe jeni shteti.
Krashi: Në fakt ne nuk jemi shumë shtet atje. Por unë njoh ca zona që i kam lajmëruar
Gjiknuri: Po mirë, merre listën, merr ato gjënat ..
Krashi: Merre listën, merr gjërat, sepse kjo është detyrë shteti
Audio-përgjimi 15
Biznesmeni Bekim Krashi flet në telefon me një qytetar dhe premton 40 deri në 50 mijë lekë për votë
Krashi: Alo
0686795208: O Bekim si je a je mirë?
Krashi: Hë, cfarë ke brë si ja kalove?
0686795208: Ca ke bërë, si ja kalove?
Krashi: Hë…
0686795208: Tani doja të thoja për familjen e Halit Bashës
Krashi: Po
0686795208: Ka tre vota
Krashi: Po
0686795208: Po ai do dicka mor burri dheut si do ja bëjmë?
Krashi: A ke komunikuar me Naimin?
0686795208: Po, jam konsultuar pak por, por për zotin nuk e di, edhe për Fiqiri Bashën, ka dy vota dhe i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë
Krashi: Sa?
0686795208: 50 mijë lekë, kështu më tha Fiqiriu
Krashi: Kush Fiqiri?
0686795208: Nuk e di sa e vërtetë është, a është me letra
Krashi: Hë se letrat do mi japin një më njo
0686795208: Po tani si do ja bëjmë, ca mund të bëjmë ndonjë gjo me ta?
Krashi: Unë tani jam në Peshkopi, po vij nesër t’i jap ndonjë gjo
0686795208: Sa mund të japim për Halit Bashën?
Krashi: Sa vota ka?
0686795208: Tre vota ka Haliti, edhe dy vota ka Fiqiri Basha
Krashi: 5
0686795208: Eeee
Krashi: T’u japim ndonjë 40 mijë leksh, 50 mijë leksh?
0686795208: 50 mijë lekë për dy vota?
Krashi: Jo mo jo, nga një 40 çe apo 30 çe për kokë
0686795208: 40 për votë ëëëë?
Krashi: 100 mijë lekshin ia japim atij që ka tre
0686795208: Po, 100 mij ëlekë, po atij që ka dy vota?
Krashi: Atij ti japim jnë 60-70 mijë leksh
0686795208: Naimi i ka thënë 50 më thotë, më thotë ai Fiqiriu, dmth ti japim edhe 20 të tjera plus
Krashi: Ata e kanë pasur shumë, por nëse i ka dhënë 20 ti japë edh e20
0686795208: Po shihe se më duket janë duke abuzuar me punë leksh o Bekim
Krashi: O zotni mos më thuj më në telefon, më çmene, se se përgjohet ooo
0686795208: Hë?
Krashi: Lëri këto diskutime me mua në telefon
0686795208: T’kuptoj, t’kuptoj, shihi vetë tani
Krashi: Falimnerit, mirupafshim
Audio-përgjimi 16
Biznesmeni Bekim Krashi bisedon në telefon me një qytetar i cili e pyet si do e konfirmojë votën
Votuesi: Mgjes
Krashi: Mgjes ca bëre, a u lodhe?
Votuesi: Asgjë, mirë
Krashi: Ha…?
Votuesi: Me çarë do të votojmë na?
Krashi: Kush?
Votuesi: Drini more jam
Krashi: Njëshi, njëshi, Drini
Votuesi: Me cfarë do votojmë, me cfarë do ta konfirmojmë votën?
Krashi: Nuk e di do të vij që të takoj nga afër
Votuesi: A do të vish?
Krashi: T’u ardh jam
Votuesi: Hajde pra hajde
/Hashtag.al