Vendosni fjalën kyçe....

“Elisabeta Imeraj presion prokurorëve me urdhër të Ramës, duan të heqin vëmendjen nga përgjimet e Bild”


Partia Demokratike ka denoncuar presionin e prokurorisë ndaj prokurorëve të çështjes lidhur me hetimin ndaj kreut të PD-së, Basha.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm, Bardhi, tha se me urdhër të Edi Ramës, drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, po ushtron presion ndaj prokurorëve.

E gjitha kjo sipas Bardhit bëhet për të larguar vëmendjen nga përgjimet e Bild që pritet të publikohen sot. Bardhi theksoi se asgjë nuk do e shpëtojë kryeministrin Rama, as drejtësia e kapur prej tij.

“Me urdhër të Edi Ramës, drejtuesja e Prokurorisë Elisabeta Imeraj po ushtron presion të paligjshëm për arrestimin e kryetarit të opozitës.

Me urdhër direkt të Edi Ramës, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj në dhunim flagrant të ligjit po ushtron presion të paligjshëm ndaj prokurorëve të çështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës, ndonëse kryetari i opozitës ka konfirmuar vullnetin për tu paraqitur në prokurori sapo kjo e fundit të zbatojë ligjin për thirrjen e tij.

Ky presion kriminal përmes urdhrave të paligjshëm të prokurores së kapur Elisabeta Imeraj po ushtrohet me urdhër direkt të Edi Ramës me qëllim për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja që ka paralajmëruar se do të publikojë sot gazeta gjermane BILD.

Partia Demokratike paralajmëron prokuroren Imeraj dhe shefin e saj Edi Rama se ky skenar kriminal do të dështojë dhe ata do të jenë përgjegjës direkt për këtë veprim kriminal të paprecedentë të shkeljes së ligjit dhe provokimit ndaj opozitës.

Kamikazja Imeraj nuk do ta shpëtojë dot Edi Ramën. Asgjë nuk e shpëton dot Edi Ramën. As drejtësia e kapur prej tij.​” – tha Bardhi në deklaratën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *