Gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede, ka paralajmëruar publikimin e audiopërgjimeve të reja për vjedhjen e votave në Shqipëri.
“Kaseta të reja për mashtrim elektoral në Shqipëri: nesër pasdite…”, shkruan në një postim në gjermanisht Tiede.
Më pas ai shkruan në shqip ” Si shqiptar unë do të shikoj në bild.de të hënën pasdite”.
Peter Tiede është gazetari i cili dy javë më parë publikoi 6 audiopërgjime, të cilat vërtetonin lidhjen e eksponentëve të Partisë Socialiste në Durrës, me persona me rekorde kriminale. Në telefonatat e përgjuara, ishte edhe kryebashkiaku Vangjush Dako.
Audiot tregonin se si grupi i Avdylajve, zgjedh kandidatin e Partisë Socialiste për deputet dhe se si i jep urdhra administratës të pushojë punonjësit në rast se nuk votojnë për PS-në.
Publikimi i përgjimeve të reja vjen një ditë para mbledhjes së krerëve të shteteve të Bashkimit Europian. Më 18 Qershor do të vendoset për zgjerimin e unionit, pra nëse do hapen apo jo negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut apo jo.