Vendosni fjalën kyçe....

Italiani Lerda hedh firmën, do drejtojë Partizanin sezonin e ardhshëm.


Italiani Franko Lerda është zyrtarizuar si trajner i Partizanit.

Lerda do zëvendësojë në këtë post Skënder Gegën i cili është larguar për arsye familjare pasi fitoi titullin kampion me të kuqtë.

Lerda do e drejtojë ekipin kryeqytetas për një sezon 2019/2020 me të drejtë rinovimi.

Ish-sulmuesi i Torinos, Kievos, Breshias dhe Napolit, ka trajnuar ekipe me traditë në Itali ndër të cilat Torinon, Leçen e Peskarën.

Trajneri 51 vjeçar në eksperiencën e tij të parë në Shqipëri do të vijojë t’i japë jetë projektit të nisur të 16-të herë kampionëve të vendit, për të qenë konkurues në kompeticionet evropiane dhe realizimin e objektivave madhor në kampionat dhe kupën e Shqipërisë.

Franko Lerda është prezantuar sot nga Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama, ndërkohë stafit të teknikut italian do t’i bashkohet edhe ndihmësi i tij Giacomo Chini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *