Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje kërkesës së presidentit Ilir Meta, për numrin e deputetëve në Kuvend.
“Numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë është 122”, thuhet në përgjigjen e kërkesës së Metës firmosur nga kryetari i KQZ dhe 4 anëtarët.
Kujtojmë se më 14 qershor, Meta iu drejtua Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve përmes një shkrese zyrtare, duke i kërkuar t’i vihet në dispozicion lista shumë emërore e deputetëve të Kuvendit, pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të opozitës dhe zëvendësimit të tyre, duke dhënë kështu sinjalin e parë për shpërbërje të Parlamentit.
Pas marrjes së kësaj përgjigje, presim veprimet e radhës të presidentit. Aktualisht, Parlamentit i mungojnë 18 deputetë pas shterimit të listave të opozitës për plotësimin e vendeve vakante./Hashtag.al