Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi bën dy përforcime në mbrojtje, afron edhe lojtarin e Skënderbeut


Kukësi vazhdon të forcojë ekipin, para ndeshjeve në Kupat e Europës. Klubi verilindor, ka siguruar edhe dy afrime të reja në repartin e mbrojtjes.

I pari, për mbrojtësin nga Maqedonia e Veriut, Tome Kitanovski. Siç e kishte paralajmëruar dhe “Panorama Sport” ditën e sotme, pas negociatave rreth termave financiarë, klubi ka gjetur gjuhën e përbashkët dhe ai do të jetë shumë shpejt pjesë e ekipit nënkampion.

Afrimi tjetër në repartin e mbrojtjes, është Bruno Lulaj, i cili vjen nga një rival si Skënderbeu. Mbrojtësi i qendrës, cilësohet si një afrim me vlera në mbrojtje, për të mbajtur peshën e një sezoni të gjatë. 24-vjeçari, në sezonin e  fundit luajti vetëm 12 takime, për një total prej 476 minutash.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *