Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama nga mbledhja e kryesisë foli edhe për përgjimet e publikuara në Bild duke i cilësuar si krim shtetëror pasi në të janë përfshirë pjesëtarë të qeverisë.
“Përgjimet janë dëshmi e krimit shtetëror. Qeveria funksionon si kupolë e strukturuar kriminale. Vjedhja e zgjedhjeve krim i maxhorancës. Dëshmitë e përgjimeve janë parathënie e 30 qershorit të Edi Ramës”-deklaroi Luan Rama.
Më tej Rama shtoi se strukturat e policisë janë përdorur si grup kriminal duke theksuar se prokuroria duhet të zbatojë ligjin ndërsa mosveprimi i saj është skandaloz në bashkëpunim në krimin zgjedhor.
“Skandaloze që policia e shtetit është përdorur si grup kriminal. Prokuroria gjendet para provës të zbatojë ligjin apo të mbështesë krimin. Mosveprimi i prokurorisë akt skandaloz i bashkëpunimit në krimin zgjedhor”-deklaroi zëvendës kryetari i LSI.