Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka mbledhur mëngjesin e sotëm ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë.
Takimi është mbajtur në Pallatin e Brigadave dhe ka zgjatur për rreth dy orë, ku është diskutuar lidhur me dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve.
Presidenti Meta i ka sqaruar ambasadorët e BE-së për dekretin, për zgjidhjen e situatës si dhe përse shtyrja e zgjedhjeve mbështetet në Kushtetutë dhe tashmë ka fuqi ligjore pasi është botuar në Fletoren Zyrtare.
Takimi mes presidentit dhe ambasadorëve, vjen në të njëjtën ditë kur socialistët depozituan në Kuvend, kërkesën e firmosur nga 55 deputetë, për shkarkimin e Metës nga detyra.